Mustafa: Nëse Kurti na thërret ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo moment – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mustafa: Nëse Kurti na thërret ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo moment

14:36 | 24 Dhjetor 2019

Isa Mustafa flet për takimin me isa Mustafën.

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur shkurtimisht pas takimit me kryesinë e partisë në të cilën ai udhëheq, raporton Express.

Mustafa nuk tregoi se çka u diskutua në mbledhjen e kryesisë, por, që shton se ka disponim në LDK që të shihen me liderin e VV’së, Albin Kurtin.

“Nëse Kurti na thërret ne jemi të gatshëm të takohemi në çdo moment”, deklaroi Mustafa.

Ndryshe, sot është raportuar për një takim në nivel të liderëve, mirëpo, që ky lajm është mohuar nga dy partitë.

Kurti dhe Mustafa nuk janë parë që nga java e kaluar, kur edhe u konfirmuan edhe njëherë dallimet për postin e presidentit.

Komento: