“Mustafa nuk do të lëshojë pe, opsioni më real janë zgjedhjet e reja” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Mustafa nuk do të lëshojë pe, opsioni më real janë zgjedhjet e reja”

18:56 | 26 Dhjetor 2019

LDK e LVV nuk kanë arritur në një marrëveshje të koalicionit qeverisës.

Pas konstituimit të Kuvendit, ku Glauk Konjufca nga VV u zgjodh kryeparlamentar, analisti politik Artan Muhaxhiri, ka thënë se opsioni më real janë zgjedhjet e reja.

Kështu ka thënë ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova duke shtuar se nga deklarimet e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, vërehet se ai nuk do të lëshojë pe.

“Në bazë të deklaratave të mbrëmshme dhe të sotme nuk pritej një gjë e tillë. Në bazë të asaj çfarë Kurti tha përmes videos dhe nga konferencat ku u dhanë idetë e momentit të fundit, nuk ishte e pritshme që kjo do të ndodhte”.

“Më shumë është pritur se kjo do të vazhdojë deri në pafundësi. Ajo çfarë ndodhi sot është e befasime sepse vjen nga VV; ne jemi mësuar që të shohim hapa të tillë nga PDK, LDK ose VLAN”.

“Nga ashpërsia e fjalëve të Isa Mustafës, shihet se ai nuk do të lëshojë pe. Pra opsioni më real janë zgjedhjet e reja sepse nëse Mustafa pranon ndonjë ndryshim në këto tre pozicione të mëdha – ajo do të ishte një zmbrapsje në raport me qëndrimet e deritanishme”.

Komento: