
Isa Mustafa, ende nuk e di se kur do të mbahet takimi i radhës mes VV-në.
Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së.
Në mbledhje kryetari i LDK’së, Isa Mustafa i ka informuar anëtarët e këshillit rreth ecurisë që deri më tani partia e ka pas rreth bisedimeve për koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje. Ka thënë se me Vetëvendosjen do të takohen në momentin kur kjo e fundit do t’i ftojë në takim.
Mustafa deklaruar se partia e tij shpresoj që me Vetëvendosjen të merren vesh e të nënshkruhet koalicioni qeverisës para datës 26 dhjetor.
Tutje ai është shprehur se për takimin e rradhës nuk kanë diskutuar ende. Deklaron se po e presin ftesën e Vetëvendosjes për takim.
“Nuk kisha dashtë që ky koalicion të lidhet pas gjashtë muajve por që të lidhet para datës 26. Çështja e presidentit është njëra nga çështjet që duhet të diskutohet. Unë konsiderojë që nuk është një çështje e cila duhet të na bllokojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me Vetëvendosjen. Takimi i rradhës do të jetë në momentin kur na ftojnë”, ka deklaruar kreu i LDK’së, Isa Mustafa.