Mustafa para takimit me Kurtin: Po shkojmë për të bërë marrëveshje

16:47 | 27 Janar 2020

Sot, do të mbahet takimi Kurti-Mustafa, në përpjekje për të arritur marrëveshjen e koalicionit.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është nisur për në Kuvend të Kosovës, aty ku për pak fillon takimin me kreun e LV-së, Albin Kurtin, raporton Express.

Shkurtimisht para mediave, Mustafa i shoqëruar nga nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri ka thënë se është nisur në takim dhe shpreson që sot të arrihet marrëveshja për koalicion.

” Po shkojmë për të bërë marrëveshje, jemi të përkushtuar”, tha ai.

Pak minuta më parë ndërkaq në Kuvend të Kosovës ka arritur kreu i LV-së, Albin Kurti.

Komento: