Mustafa: Për postin e kryeministrit është diskutuar edhe me Hazirin e Shalën

13:32 | 23 Prill 2020

Isa Mustafa ka thënë se për postin e kryeministrit është diskutuar edhe me Lutfi Hazirin e Kujtim Shalën.

Avdullah Hoti është edhe zyrtarisht kandidat i LDK-së për kryeministër.

Kjo është konfirmuar në një konferencë për media nga kryetari i partisë, Isa Mustafa.

Mustafa tha se ai ka hequr dorë nga kandidatura edhe për shkak të gjendjes shëndetësore.

“Kam nevojën edhe më tutje, që për shkak të probleme fizike që kam, e luta kryesinë që të kenë mirëkuptim ndaj meje, ta gjejnë kandidatin që plotëson të gjitha kriteret. Ne kemi diskutuar për Avdullah Hotin, Kujtim Shalën e Lutfi Hazirin, me vullnetin Kryesisë është zgjedhur zoti Hoti. Ky ishte vendim i Kryesisë që zoti Hoti mund ta bëj më së mirë këtë punë”, tha Mustafa.

Mustafa po ashtu tha se është i bindur që Hoti do të arrijë të krijojë një atmosferë të mirë me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë SHBA-të dhe BE-në.

“ Po ashtu, ai mund të krijojë një komunikim normal edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në. Do t’i përmbahemi parimeve të cilat i kemi shprehur para jush. Mendoj, dhe jam shumë i bindur që është një sakrificë dhe një pranim i tij që duhet ta bëj në këtë moment, edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Komento: