Mustafa porosit Thaçin: Mos i prek kufijtë e Kosovës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mustafa porosit Thaçin: Mos i prek kufijtë e Kosovës

16:24 | 14 Shkurt 2019

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka porositur presidentin Hashim Thaçi që të korrigjoji mezhdat e arave tij duk porositur që mos t’i prek kufijtë e Kosovës.

Mustafa, ka dhënë një mesazh për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe idenë për korrigjim të kufirit, duke i thënë se ai mund t’i korrigjojë vetëm mezhdat e arave të veta, dhe assesi kufijtë e Kosovës.

Sipas tij, hapja e dialogut për kufijtë është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit.

I pari i LDK-së ka thënë se nëse dikujt i ka mbetur të bëjë pazare me kufijtë, duke iu referuar presidentit Thaçi, ai mund t’i korrigjojë vetëm mezhdat e arave të veta.

Kundër korrigjimit të kufijve është edhe kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderur,

Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm.

Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion daj shtetit dhe territorit të Kosovës.

Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës.

Komento: