Mustafa: Prindi duhët të jetë siç ka qenë çdo herë- nëna dhe babai, jo me numra

17:48 | 19 Shtator 2024
mustafa:-prindi-duhet-te-jete-sic-ka-qene-cdo-here-nena-dhe-babai,-jo-me-numra


Deputeti i “Listës Guxo”, Ekrem Mustafa, vota e së cilit ishte kundër për projektligjin e Kodit Civil po e kundërshton edhe epitetin e “prind 1 dhe 2”.

Ai në një prononcim për “Front Online” thotë se një gjë e tillë është e papranueshme.

Sipas tij, epiteti “nëna dhe babai” duhet të mbetet çdo herë.

Ai thotë se kjo nuk është e rregulluar me Ligj dhe s’duhet të ndodh.

“Është e papranueshme, prindi duhet të jetë siç ka qenë çdo herë nëna dhe babai e jo me numra sepse nuk e dimë cili ka rëndësi më shumë, që me vendos tek 1 e cilin te 2. Kodi Civil ende nuk ka kaluar dhe s’ka ende me gjininë e njëjtë prind në Kosovë dhe nuk duhet të jetë kjo ide se nuk është e rregulluar me ligj kjo”, u shpreh Mustafa për “Front Online”.

 

Komento: