Mustafa shpreh ngushëllime për humbjen e Leze Qenes, këto janë fjalët e tij

20:18 | 25 Mars 2020

Isa Mustafa ka shprehur ngushëllime për humbjen e aktores, Leze Qena.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është bashkuar ngushëllimeve të shumta që morën sot familjarët, artdashësit dhe e gjithë Kosova, pas humbjes së aktores Leze Qena.

Aktorja Leze Qena njihej nga publiku si një personazh tejet i dashur dhe që ishte pjesë e shumë projekteve prej shumë viteve.

Ky është postimi i plotë i Isa Mustafës, ku shpreh ngushëllime për humbjen e aktores:

Kosova dhe bota artistike shqiptare sot humbi ikonën e kulturës sonë, aktoren Leze Qena.

Një grua e mrekullueshme, simbol i emancipimit tonë. Lezja ishte përherë në shtëpitë tona, në familjet tona.

Lezja do te mbetet e kujtuar dhe e respektuar përherë.

Komento: