
Ish-kryeministri Isa Mustafa, beson që partitë opozitare e kanë parë draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dokument ky i prezantuar në takimin me të dërguarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.
Ish-kreu i LDK-së u shpreh i bindur se nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri e ka konsultuar draftin sikurse edhe të gjithë krerët e opozitës që ishin në takim, duke shtuar se përfaqësuesi i BE-së nuk ka pasur arsyeje që dikujt të ia prezantojë dokumentin e dikujt jo, raporton EO.
“Të gjitha plotësim ndryshimet e statutit duhet t’i nënshkruhen Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk e kam parë draftin. Draftin duhet ta shoh Kuvendi, duhet ta shohin deputetët. Duhet ta shohin partitë opozitare, edhe pse po thonë që nuk e kanë pa unë besoj që e kanë parë, por duan që t’i ikin përgjegjësisë, të mbulohen. Sepse nuk ka mundësi që në takim Lajçaku të zgjedh se kujt të ia prezantojë e kujt jo draftin. Nuk i besoj as Hazirit e as LDK-së që nuk e kanë pa draftin”.