
Nuk ka marrëveshje mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për bashkëqeverisje.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka folur shkurtimisht para mediave para nisjes së mbledhjes me Kryesinë e partisë.
Mustafa ka thënë se janë duke bërë përgatitjet për seancën konstituive që do të mbahet sot.
Ai ka theksuar se nuk ka sinjale nga Lëvizja Vetëvendosje, që para seancës konstituive të mbahet ndonjë takim.
“Nuk është paraparë të ketë takim me Lëvizjen Vetëvendosje. Nëse para Kuvendit do të kemi sinjale do të komunikojmë. Sot me anëtarët e Kryesisë do të bëjmë përgatitje për mbledhje të Kuvendit”, ka thënë ai.
Një ditë më parë, Kurti dhe Mustafa deklaruan se nuk kanë arritur marrëveshje për koalicion.
Kjo për shkak se LDK po kërkon postin e presidentit, ndërkohë VV po insiston të ketë ministrinë e Brendshme.