
Kryetari i LDK-së, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm.
Kryetari Mustafa, priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Gjatë takimit kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin e mirë dhe të suksesshëm me institucionet e vendit gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i uroi suksese në të gjitha angazhimet e ardhshme.
Njëherësh, kryetari Mustafa e njoftoi Ambasadorin Sardi edhe për zhvillimet e negociatave LDK-LVV drejt bashkëqeverisjes.
Ambasadori Sardi e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen, bashkëpunimin dhe urimet dhe i uroi festat e fundvitit.