Mustafa takon Apostolovën, ja për ҫfarë diskutuan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mustafa takon Apostolovën, ja për ҫfarë diskutuan

17:00 | 21 Maj 2019

Isa Mustafa ka takuar sot Nataliya Apostolovën.

Përmes një komunkate për medie, LDK-ja ka njoftuar për takimin e krytarit të kësaj partie Isa Mustafës me Shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Në këtë takim është diskutuar për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë ditës së sotme është takuar me Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së dhe Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, temë diskutimi ishte situata aktuale politike në Kosovë”

LDK, ka njoftuar se kryetari Mustafa e njoftoi znj. Apostolova për qëndrimet e LDK-së për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Isa Mustafa ka falënderuar BE-në për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën në të gjitha proceset shtetformuese, thuhet në deklaratën për media të LDK-së.

Edhe Shefja e Zyrës së BE-së për Kosovën, e ka falënderuar Mustafën për mikëpritjen dhe e ka inkurajuar LDK-në qëtë vazhdojë rolin konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

I pranishëm në takim ishte edhe Arban Abrashi, anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Komento: