Mustafa thotë se dialogun me Serbinë do ta udhëheqë Hoti dhe jo Thaçi

20:48 | 02 Qershor 2020

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa thotë se dialogu me Serbinë do të udhëhiqet nga qeveria e Kosovës.

Kjo gjë sipas tij është e qartë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Sa i përket dialogut unë nuk do të pajtohesha që dialogun e udhëheq presidenti dhe se në dialog sfidohet presidenti. Ne e kemi të qartë se dialogu mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i takon ta bëjë qeveria e Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

“Ndërkaq presidentit i takon hisja e dialogu gjithashtu sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i cili thotë se qeveria drejton politikën e jashtme në konsultim me presidentin e vendit. Përgjegjësinë për dialogun edhe në programin qeverisës i cili është përgatit me partnerët e kësaj qeverie do ta merr qeveria e Republikës së Kosovës”, theksoi Mustafa.

Edhe Hoti, i cili nesër pret të votohet si kryeministër në Kuvend, thotë se është i gatshëm të udhëheq dialogun.

“Dialogu udhëhiqet nga qeveria dhe nga kryeministri”, tha Hoti.

Komento: