Mustafa thotë se sot ka folur në telefon me Grenellin, tregon paralajmërimet që i ka bërë ai

22:20 | 06 Mars 2020

Isa Mustafa ka thënë se kishte sot një bisedë me Richard Grenellin.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se sot ka biseduar në telefon me ambasadorin Richard Grenell. Ky i fundit thotë se Grenell e ka paralajmëruar për sanksionet rreth fondeve të MCC.

“Sot më ka kontaktuar Grenell në telefon, më ka paralajmëruar për sanksionet rreth fondeve të MCC”, është shprehur Mustafa.

Tutje ai tha se tarifa duhet hequr pa kushte sepse kështu po thotë aleati ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tarifa nuk i bën më mirë Kosovës, tarifa duhet të hiqet sepse aleati ynë po thotë hiqe pa kushte dhe mos veproni menjëherë me reciprocitetin”, ka thënë Mustafa.

“E mbi këtë bazë ne duhet ta heqim tarifën, me të gjithë aleatët tanë duhet të konsultohemi se kur duhet ta presim Serbinë të reflektojë”, shtoi Mustafa.

Komento: