Mustafa tregon se ku do të duhej të fokusohej buxheti i vitit 2024

16:47 | 18 Nëntor 2023
mustafa-tregon-se-ku-do-te-duhej-te-fokusohej-buxheti-i-vitit-2024


Koordinatori i Departamentit për Ekonomi në Partinë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka treguar për Front Online se në cilat fusha do të duhej të fokusohej buxheti i vitit 2024.

“Buxheti për vitin 2024 do të duhej të fokusohej më tepër të investimet kapitale dhe jo vetëm në vlerë, por sa i përket projekteve të ndryshme të investimeve kapitale të cilat shohim që kjo Qeveri nuk ka ardhë me asnjë projekt të rëndësishëm kapital të cilin pritet ta realizoj në mandatin e saj qeverisës. Nuk ka mbështetje për sfidat në të cilat po ballafaqohet sektori privat”, është shprehur Mustafa.

Sipas tij, ekonomia e Kosovës ka mjaftë sfida dhe se kjo Qeveri siç thotë Mustafa nuk ka asnjë projekt në këtë drejtim.

“Ne kemi sfidat kryesore që po vazhdojnë ta karakterizojnë ekonominë e Kosovës siç është eksporti i ulët, problemet në tregun e punës dhe nuk ka asnjë projekt domethënës për adresimin e këtyre sfidave në të cilat sektori privat do të mund të rimëkëmbej dhe rrjedhimisht kemi një situatë ku infrastruktura po degradon dhe me degradimin e infrastrukturës edhe ambienti për investime në Kosovë po degradon dhe buxheti po orientohet kah skemat e ndryshme sociale dhe subvencioneve të ndryshme të cilat mund të krijojnë një efekt afatshkurtër përderisa zgjasin ato skema”, ka shtuar ai.

Komento: