Sot, besimtarët e fesë islame festojnë festën e Kurban Bajramit.
Kryetari i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, ka uruar këtë festë.
Mustafa ka thënë se festat tona fetare i thyejnë kufijtë ndërmjet nesh, si kufijtë politik, social; mosdurimet dhe mospërfilljet.
“Solidarizohemi me njëri -tjetrin dhe kuptohemi më mirë. I lutemi zotit për paqe, mirëqenie dhe dashuri.
“Për barazi! Frymë kjo, e cila meriton ta kultivojmë edhe atëherë kur nuk kemi festa. Me fat Festa e Bajrami”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.