Mustafa: Unë nuk ikë nga përgjegjësia, ftoj organet e rendit ta kryejnë punën e tyre

16:06 | 24 Shkurt 2021

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, në një konferencë shtypi ka thënë se ai nuk do të ikë nga përgjegjësia që i takon, lidhur me bastisjet e sotme në Agjencinë…, që është pjesë e ministrisë së tij.

Ai ka ftuar organet e rendit që të kryejnë punë e tyre, duke u ofruar kështu bashkëpunim të plotë.

Pjesë nga deklarata e tij:
Të gjitha veprimet tona do të jenë në bashkëpunim me organet e rendit, e kam të pamundur të jap detaje.

Kjo nuk ka të bëjë me aspektin politik.

Kjo është çështje e prokurorisë dhe hetuesisë dhe duam t’ua lëmë organeve të rendit.

Unë nuk do të ikë nga përgjegjësia dhe ftoj organet e rendit ta kryejnë punën e tyre.

Komento: