Mustafa uron Vjosën: Zgjedhja e saj tregon ngrohtësinë e koalicionit LDK-VV

19:56 | 03 Shkurt 2020

Kuvendi i Kosovës pak me parë ka votuar me 65 vota për, Vjosa Osmanin për kryeparlamentare.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka uruar Vjosa Osmanin për postin e ri, kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi Kryetare, znj. Vjosa Osmani, deputete e LDK-së, e cila ishte kandidatja e jonë për kryeministre.

Zgjedhja e Vjosës nxori në pah ngrohtësinë dhe disponimin e deputetëve të koalicionit qeverisës për të përmbushur me besim dhe përkushtim marrëveshjen e koalicionit. Urime!”, ka shkruar ai

Komento: