Mustafa: Zgjidhja e vetme që të dalim nga ky qorr sokak është te shkojmë në zgjedhje

15:40 | 04 March 2019

Sot kryesi e LDK-së ka pasur një mbledhje.

Pas mbledhjes së kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur i pari i këtij subjekti Isa Mustafa, që ka komentuar sjelljen e kryeministrit dhe presidentit si garë e cila po bëhet për të treguar kush është më i forti, raporton Gazeta Express.

“Kemi sjelljen e kryeministrit i cili shprehet se me vendimin tarifën e mbron Kosovën që të mos ndodhë shkëmbimi i kufijve. Mirëpo detyrë e tij është që te drejtoj dialogun sepse gjithmonë kështu ka qenë dhe nese deshiron që kjo te mos ndodhe duhet te mos e lëre drejtimin e dialogut por të marrë në drejtim këtë epilog ai vet”, tha Mustafa.

Sipas të parit të LDK’së, Kosova asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë karshi bashkëpunëtoreve dhe dhe përkrahësve që i ka pasur gjithmonë.

E kjo, mund të ketë zgjedhje vetëm nëse vendi shkon në zgjedhje menjëherë, shtoi tutje Mustafa.

“Zgjidhja e vetme që të dalim nga ky qorr sokak është te shkojmë në zgjedhje”, tha Mustafa.

Ai ka mohuar zërat se LDK do të mund të bëhet pjesë e ndonjë qeverie në këtë mandat.

“Askush mos të mendoj në Kosovë që LDK do të hyjë në qeveri në këtë mandat për të shpëtuar ndytësit e këtij koalicioni përmes LDK. Këtë sdo e bëjmë, këta që e kanë bërë duhet të e lajnë vet”, shtoi ai.

Mustafa po ashtu ka treguar se është takuar edhe më kryeminsitrin dhe jo vetëm me presidentin, duke shtuar se Thaçi nuk ka kërkuar diçka të veçantë, por e ka paralajmëruar se amerikanët po kërcënojnë me largim të trupave nga Kosova.

“Ai kur ka thirr me ardhë ka thënë se po e shoh te nevojshme me të lajmru se me çka po përballemi. Ka thënë se po rrezikohet largimi i trupave amerikane nga Kosova”, tha, duke deklaruar se po bëjnë maksimumin që të sigurojnë votat për rrëzim të Qeverisë aktuale.

“Lidhur me mocionin ne po bëjmë maksimumin. Kjo nuk është qeverisja e AAK dhe Ramush Haradinaj por është qeverisja e PDK. Dmth për të rrëzuar PDK cdo herë jemi gati”, tha Mustafa duke treguar qe asnjëhrë nuk ka marrë ofertë nga PDK për qeverisje dhe as nuk kanë marrë ftesë nga Hashim Thaçi.

Komento: