Mustafës i shtohet edhe një kundërkadidat, ky person kandidon për kreun e LDK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mustafës i shtohet edhe një kundërkadidat, ky person kandidon për kreun e LDK-së

21:37 | 15 Prill 2019

Fatmir Sejdiu flet për kandidaturën e tij për kryetar të LDK-së

Presidenti Fatmir Sejdiu, që ka udhëhequr më parë LDK-në, ka thënë që ka mundësi që edhe ai të jetë një nga kandidatët për kryetar të partisë.

Sejdiu në emisionin Pressing të Televizionit 7 ka thënë se kandidatura e tij është e mundur pasi ai nuk është shkëputur asnjëherë nga Lidhja Demokratike dhe anëtarësia e saj ia kërkojnë çdo ditë kandidimin.

“E para, unë jetoj me hallet e LDK-së dhe nuk jam shkëputur asnjëherë Dhe e dyta, një kërkesë e vazhdueshme e anëtarësisë së LDK-së. Kam komunikim me ta çdo ditë”, ka thënë Sejdiu.

Tutje ish-kryetari i LDK-së thotë se ka gatishmëri të kandidimit.

“Unë kam gatishmëri, por puna e kandidimit vjen më vonë”, ka thënë Presidenti Sejdiu.

Ai ka komentuar edhe kandidimet e mundshme të Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit për kreun e LDK-së.

Sejdiu thotë se kandidmet e tyre janë krejtësisht normale dhe ata janë asete të LDK-së, duke përmendur se për ngritjen e Osmanit ka kontribuar vetë ai.

“Unë i quaj asete. Kam kontribuuar në ngritjen e tyre dhe nuk e shoh asnjë të keqe që ata të kandidojnë. Vjosa Osmani ka qenë pjesë e ekipit tim në Presidencë”, ka treguar ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!