Shkodran Mustafi mund ta vazhdojë kontratën me Arsenalin.
Mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi pritet ta vazhdojë kontratën me Arsenalin, shkruan “Daily Star”.
Mustafi është këndellur nën direktivat e trajnerit të ri Mikel Arteta, dhe ai ka gjasa të mbetet më gjatë në klubin londinez.
Arteta i ka dhënë rastin Mustafit pas problemeve me lëndime që kishte në repartin defensiv në skuadër.
Kontrata e Mustafit me Arsenalin është e vlefshme deri në verën e vitit 2021. Ai këtë edicion i ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha garat me klubin londinez, ndërsa ka shënuar një gol dhe e ka asistuar një tjetër.