Mustafi i jep fund kontratës me Arsenalin, merr rrugën drejt Gjermanisë

16:45 | 01 Shkurt 2021

Mustafi i jep fund kontratës me Arsenalin.

Shkodran Mustafi ka përfunduar kontratën me ekipin e Arsenalit në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Këtë e ka konfirmuar gazetari i Shoqatës Ndërkombëtare të shtypit sportiv, Chris Ëilliams.

Kur kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e afatit kalimtar në Bundesligë, Mustafi tani e ka rrugën e lirë për t’u transferuar te Schalke.

Kabak në anën tjetër do të ketë mundësi që deri në fund të ditës të arrijë një marrëveshje me Liverpoolin.

Komento: