Mustafi merr kritika të ashpëra nga tifozët e Arsenalit

11:46 | 06 Gusht 2019

Mustafi ka pranuar kritika të ashpëra nga tifozët e Arsenalit.

Tifozët e Arsenalit e kanë kritikuar ashpër qendërmbrojtësin e skuadrës së tyre, Shkodran Mustafin, pas paraqitjes së tij në ndeshjen e së dielës, kundër Barcelonës.

Gjermani me origjinë shqiptare hyri në lojë kur kishin mbetur vetëm edhe tri minuta, mirëpo ndeshjen në fund e fitoi Barcelona falë një goli të vonshëm të Luis Suarezit.

Fillimisht në epërsi kishte kaluar Arsenali në këtë ndeshje, pas golit të Pierre-Emerick Aubameyang. Mirëpo, një autogol i Ainsley Maitland-Niles bëri që katalonasit ta barazojnë rezultatin.

Përkundër këtij gabimi të Niles, ishte Mustafi ai i cili i mori kritikat më të mëdha pas kësaj ndeshjeje. Më poshtë mund t’i lexoni disa nga postimet e tifozëve të Arsenalit në rrjetin social Twitter.

“Arsenal 1-1 Lyon; Mustafi hyn në lojë; Arsenali pranon gol për të pësuar disfatë 2:1. Barcelona 1:1 Arsenal; Mustafi hyn në lojë; Arsenali pranon gol për të pësuar disfatë 2:1”, shkroi @UberAFC.

“Shiteni për një qese “Doritos””, shkroi @SreeragSuresh.

“Largojeni këtë palaço”, shkroi @NicolasHercules.

“@MustafiOfficial largohu”, shkroi @Amat46662859.

“Me çdo paraqitje, vlera e tij bie përtokë”, shkroi @foxinthebox2010.

Komento: