Mustafi: Ne mbështesim kandidatët që nuk mashtrojnë e nuk përfaqësojnë narracionin e Beogradit për Bujanocin

11:53 | 13 Korrik 2024
mustafi:-ne-mbeshtesim-kandidatet-qe-nuk-mashtrojne-e-nuk-perfaqesojne-narracionin-e-beogradit-per-bujanocin


Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, njëherësh këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, ka folur për Front Online lidhur me zgjedhjet e fundit në Bujanoc.

Mustafi tha se partia është përcaktuar ti mbështes shqiptarët e kandidatët që nuk mashtrojnë e nuk përfaqësojnë narracionin e Beogradit për Bujanocin.

“Partia për Veprim Demokratik sipas vendimeve të kryesisë është e përcaktuar të mbështes shqiptarët. Në veçanti kandidatët që nuk gënjejnë, nuk mashtrojnë, nuk shpifin, nuk vjellin, nuk trillojnë dhe nuk përfaqësojnë narracionin e Beogradit për Bujanocin”, theksoi Mustafi.

Front Online ka kontaktuar edhe liderin e Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc, Shqiprim Musliun, i cili ka fituar 7 ulëse në asamblenë e Bujanocit, mirëpo ai nuk është përgjigjur në pyetjet e portalit.

Përdallim nga Bujanoci, në Preshevë ka dalë fituese e zgjedhjeve këshilltarja e Kurtit, Ardita Sinani, por partitë politike tjera shqiptare po refuzojnë të bashkëqeverisin me të, rrjedhimisht që të bëjnë koalicion që ajo ta drejtojë Komunën e Preshevës.

Komento: