Në marketet e Kosovës tashmë mund t’i gjeni produktet bio të ‘My home kitchen’. Ajvari, reçeli e shumë produkte të tjera janë të punuar me dorë dhe kanë certifikatën e Bashkimit Evropian për produkte 100 % handmade.
“Të certifikuar nga Bashkimi Evropian që dëshmon që produktet tona janë 100% Handmade dhe të prodhuara në Maqedoninë e Veriut sjellim Ajvarin më të shijshëm, djegës dhe të ëmbël, Ljutenicën djegëse dhe të ëmbël, Ajvar nga specat e gjelbër e Pinxhur. Pekmezin me kualitetin më të lartë nga ftoni, fiku e kumbullat. Reçelin e ftoit me arra, fiku i egër me arra dhe xhemin e kajsisë”, shkruan kjo kompani.