Myftiu Tërnava: Bashkësia Islame ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me KFOR-in

13:31 | 27 Korrik 2021

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Franco Federici.

Përmes një komunikate për media, zyrtarë nga BIK-u kanë njoftuar se në këtë takim, Federici ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të KFOR-it për krijimin e sigurisë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq në anën tjetër, Myftiu Tërnava ka thënë se Bashkësia Islame ka një bashkëpunim shumë të ngushtë me KFOR-in ku kanë organizuar projekte humanitare të përbashkëta në të mirë të Kosovës.

Me këtë rast, ai ka falëndëruar forcat paqeruajtëse për misionin dhe punën e tyre gjatë angazhimit në Kosovë.

Komento: