Myftiu Tërnava u dërgon mesazh politikanëve në vend

17:10 | 10 Prill 2020

Myftiu i Kosovës Naim Tërrnava ka dërguar një porosi për politikanët në vend.

Tërrnava sot në mesazhin e së premtes krahas besimtarëve iu drejtua edhe spektrit politik.

Ai tha se veç pandemisë COVID-19 e cila ka bërë që populli të jetë në vështirësi shëndetësore e ekonomike, po ballafaqohen edhe me krizën politike.

Kështu porositi politikanët që ta pranojnë njëri-tjetrin si vlerë, të jenë unik duke kryer misonin për të cilin janë mandatuar.

“Nuk është vlerë e popullit tonë kultivimi i gjuhës së urrejtjes që po kultivohet në debatet e këtyre ditëve. Dallimet që kemi për çështjet e caktuara, nuk duhet të kthehen në urrejtje e mosdurim, dallimet duhet parë si vlerë për të arritur atë që është më e mirë për vendin e popullin, e jo për të krijuar polarizim, huti e përçarje”, ka thënë Ternava.

Komento: