Myrtezaj: Nuk duhet të pritet zhvendosje drastike e Francës në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor

19:41 | 08 Korrik 2024
myrtezaj:-nuk-duhet-te-pritet-zhvendosje-drastike-e-frances-ne-raport-me-kosoven-dhe-ballkanin-perendimor

Profesori Valon Myrtezaj ka thënë se nuk pritet që “Fronti i Ri” që është në tashmë është në krye të Francës, të ketë një qasje më ndryshe ndaj Kosovës.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe e ka nisur rrugën e saj drejt integrimit evropian.

“Nuk duhet një zhvendosje drastike, kjo është një çështje normale e rotacioneve. Ka pasë deklarata të ndryshme ndër vite nga ky kand, sot është realiteti i ri Kosova është shtet i pavarur, është në rrugën e validuar drejt integrimit evropian, është në proces të dialogut me Serbinë”.

“Megjithatë, nuk mund të ketë zhvendosje të mëdha të kursit të qeverisë franceze as në raport me Kosovën dhe as me Ballkanin Perëndimor. Pra, nuk duhet pritur zhvendosje drastike të Repubikës franceze në raport me Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Myrtezaj.

Komento: