“Na këpute shpirtin, na ike e shkove në parajsë”, 34-vjeçari nga Deçani vdes nga Covid-19

19:39 | 04 Shtator 2021

Një person në moshën 34-vjeçare nga fshati Gramaqel i Komunës së Deçanit ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit, nëpërmjet rrjetit social ‘Instagram’.

“Kurrë se besova se virusi do ta merr jetën, shumë u rujte prej virusit, por s’ja dole. Zoti njerin e mirë e merr ngat vetit”, bëhet e ditur në postim.

Lidhur me vdekjen e tij ka shkruar edhe një familjar tjetër i të ndjerit. “Ah CUK, na këpute shpirtin na ike e shkove në parajsë, e s’kemi ç’te bëjmë veç të çmallemi me kujtimet për ty dhe me dy ëngjëj që na i le”, shkroi ndër të tjera ai.

Përgjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor të rasteve me koronavirus, ka njoftuar se në Kosovë për 24-orët e fundit janë shënuar 21-vdekje si pasojë e komplikimeve nga Covid-19.

Komento: