‘Na mbron rakia’, qytetarët e Kukësit nuk frikësohen nga koronaviruesi

16:02 | 10 Mars 2020

Koronavirusi ka përfshirë edhe Shqipërinë.

Lëvizjet në rrugë janë të pakta. Ndonjë bisedë e shtrëngim duarsh. Megjithatë, në dy ditët e para të Shqipërisë me koronavirus, në qytetin e Kukësit, banorët e kanë marrë lehtë.

Farmacitë nuk kanë maska të mjaftueshme, por edhe interesi i banorëve është i pakët. Disa shprehen se nuk kanë marrë maska apo dezinfektantë, megjithatë tregojnë siguri dhe qetësi.

Të tjerë qytetarë shprehen se kanë marrë masat e përcaktuara nga OBSH-ja, duke ruajtur higjienën apo duke marrë mjekimet e nevojshme. Ndërsa të tjerë nuk shprehin shqetësim apo frikë, madje nuk kursejnë as batutat.

“S’kam frikë, pse të kem frikë? Normal, mbrohemi. Ne rakinë e pimë, jemi të mbrojtur”, shprehet një nga qytetarët e Kukësit./A2/a

Komento: