Sonte me fillim nga ora 20-45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet ndeshja Kosovë-Bullgari.
Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala ka bërë një postim interesant në rrjetin social facebook.
Ai ka njoftuar për fillimin e kampanjës kualifikuese për Euro 2020, dhe ka paralajmëruar një natë të madhe për Kosovën.
” Fillojmë kampanjën kualifikuese për Euro 2020. Ju mirëpresim në stadiumin Fadil Vokrri për të përjetuar një tjetër natë të madhe” shkruan Shala.