Nacionalistët serbë protestojnë kundër bisedimeve me Kosovën.
Qindra nacionalistë serbë kanë marshuar të dielën kundër bisedimeve me Kosovën, konkretisht kundër Planit Evropian, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dyja vendeve.
Siç shkruan Reuters, ata duan lidhje të ngushta me Rusinë, aleatin e vjetër të Serbisë.
Gjithashtu kritikuan presidentin Aleksandar Vuçiq, për rolin e tij në bisedimet mbi një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi me Kosovën.
Më 27 shkurt, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ranë dakord paraprakisht për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve. Por, nuk e nënshkruan atë, shkruan Reuters.
Njëri nga marshuesit tha se populli serb nuk do ta japë Kosovën.
“Populli i Serbisë që e ndoti këtë tokë me gjak nuk do ta japë Kosovën serbe, sepse Kosova është e shenjtë”, tha Zorica Mojsic nga Beogradi teksa ecte me marshuesit e tjerë.
Kisha Ortodokse Serbe organizoi lutjet e saj për Kosovën, të cilat do të zgjasin deri në Pashkë, por nuk e miratoi marshimin dhe klerikët e saj nuk morën pjesë.
Të premten, patriarku i kishës ortodokse serbe Porfirije tha në një predikim “askush nuk duhet t’i mësojë kishës… çfarë është Kosova… Çlirimi i Kosovës me fjalë është i lehtë.”
Një takim tjetër mes Kurtit dhe Vuçiqit, parashihet të mbahet më 18 mars në Maqedoninë e Veriut ku do të diskutohet mënyra e zbatimit të Planit Evropian