Nacionalistët serbë u nisen për në Kosovë por u detyruan të kthehen prapa, kjo ishte arsyeja – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nacionalistët serbë u nisen për në Kosovë por u detyruan të kthehen prapa, kjo ishte arsyeja

19:19 | 14 Tetor 2021

Dje në veriun e Kosovës kishte tensione.

Pavle Bihali nga lëvizja Leviathan njoftoi në Twitter se do të shkonte në Republikën e Kosovës, por ai u kthye sepse i kërkuan një test PCR në vendkalimin Brnjak, raporton B92.

“Veriu i Kosovës mund të kalohet vetëm në këmbë. Gjithçka është ende e bllokuar. Dhe një paralajmërim: kërkohen teste të PCR. Pra pa asnjë shans që ju t’i afroheni asaj,” tha Bihali në një video.

Bihali është udhëheqësi i lëvizjes Leviathan, e cila, nën maskën e luftimit për të drejtat e kafshëve, ndjek qëllime ekstremiste dhe nacionaliste që synojnë krijimin e të ashtuquajturit “Bota serbe”.

Ngjarja e sotme shkaktoi një ortek komentesh humoristike, ku një prej tyre ishte: “Bir bushtre, ik në luftë sapo të përfundojë testi i PRC.”
Tensionet janë rritur në vend që nga dje pas trazirave midis policisë së Kosovës dhe një pjese serbësh që jetojnë në Kosovë.

Komento: