
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 23 prill 2026, në përputhje me vendimin e marrë më 5 prill 2026.
Sipas njoftimit të MINT çmimi i naftës ka rënë për 1 cent. Ndërsa benzina ka mbetur me çmimine njëjtë sa ishte dhe një ditë më parë.
Sipas këtij vendimi, çmimet maksimale janë përcaktuar si më poshtë: Nafta (dizel) do të shitet deri në 1.64 euro për litër. Benzina deri në 1.39 euro për litër, gazi deri në 0.87 euro për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit.