Nafta dhe benzina në Kosovë sot do të shiten pak më shtrenjtë se dje

08:54 | 30 Shtator 2022

Çmimi i derivateve për sot, nafta dhe benzina pak më shtrenjtë se dje.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.

Çmimi për dizel është 1.61, benzina 1.34 dhe gasi 0.76.

Nga tabela krahasuar me ditën paraprake shihet se çmimi i naftës dhe ai i benzinës kanë shënuar ngritje për një cent

Këto çmime janë valide deri nesër në orën 10:00.

Komento: