Nafta dhe benzina sot do të shiten me këtë çmim në Kosovë

09:14 | 20 Korrik 2022

Publikohen çmimet për derivate për 24 orët e ardhshme, lirohet benzina.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Çmimi i benzinës ka shënuar rënie për dy centë në krahasim me ditën e djeshme, ndërsa ai i naftës ka mbetur i njëjtë.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është 1.74 euro për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është 1.61 euro për litër.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është 0.78 euro për litër.

Komento: