Nafta sot shtrenjtohet pak, ky është çmimi i naftës dhe i benzinës në Kosovë

09:48 | 16 Korrik 2022

Shtrenjtohet pak nafta, publikohet tavani i çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve për 24 orët e ardhshme.

Çmimi maksimal i lejuar për shitjen e një litre naftë është 1 euro e 75 centë, për benzinë 1 euro e 66 centë dhe për gas 78 centë.

rahasuar me çmimet e djeshme, nafta është shtrenjtuar për 1 cent, e benzina është liruar për 1 cent.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë të vlefshme për 24 orët e ardhshme.

Komento: