Nagavci “godet” partin e Mustafës: Klasa e stërvjetruar politike e LDK-së në panik

22:18 | 23 Janar 2021

Reagon Nagavci.

Kadidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, janë në panik, pasi sipas saj ata do të marrin ndëshkim nga votuesit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Nagavci ka thënë se Mustafa po e mbron kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka dhe po e kërcënon ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, njofton Klan Kosova.

“Klasa e stërvjetruar politike e LDK-së në panik .Të vetëdijshëm për ndëshkimin që do të marrin nga qytetarët për tradhëtinë e tyre, shefi i LDK-së, zt. Isa Mustafa dhe kandidati për Kryeministër nga kjo parti, zt.Hoti janë në panik dhe andaj kërcënojnë e flasin gjëra që as vet s’i besojnë.Zt.Mustafa dje doli në mbrojtje të Kryetares së KQZ-së, ndonse të gjithë ishim dëshmitarë të shfaqjes së turpshme kur zn.Daka bashkë me përfaqësuesit politik të LDK-së e PDK-së, jo vetëm se nuk miratuan rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por dhe e rrëzuan atë. Ndërsa sot iu paska vërsulur me gjuhë linquese e kërcënuese u.d së Presidentes, zn. Vjosa Osmani”.

Për Hotin, Nagavci ka thënë se po të pytej ai do ta mbante pushtetin për vete për përfitime, ndërsa ka përmendur 25 marsin kohën kur u rrëzua Qeveria “Kurti”.

“Ndërkohë që zt. Avdullah Hoti i cili mban pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeministrit, ndonëse ligjërisht asnjëherë s’ishte Kryeministër, paska deklaruar: Do të kujdesemi që kurrë të mos i lëmë LV të vijnë në pushtet.E dimë se po të pyeteshit ju e ata sikurse ju edhe do të bënit çmos që pushtetin ta mbanit për vete, për privilegje e përfitime. Fundja këtë e pamë me 25 mars kur rrëzuat Qeverinë legjitime Kurti për të uzurpuar pushtetin, por koha juaj ka përfunduar. Ju s’keni as kapacitet e s’do keni më asnjëherë mundësi të tradhtoni vullnetin e qytetarëve, sepse më s’ju beson askush”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Komento: