Nagavci i përgjigjet Molliqajt i cili tha se Kurti po kthehet si kryeministër

00:02 | 17 Nëntor 2020

Molliqaj tha se Kurti po kthehet si kryeministër, ja si përgjigjet Nagavci.

Kryetari i PSD’së, Dardan Molliqaj tha në emisionin Pressing se Albin Kurti do të kthehet si kryeministër i një qeverie të unitet pasi që Gjykata Speciale do të rrëzojë Qeverinë Hoti për votën e deputetit Etem Arif.

“E keni parë që kanë folur për një qeveri të re pa zgjedhje, qeveri edhe të unitetit, bashkimit, mbrojtjes së UÇK’së që nuk janë përmend më zgjedhjet. Prej kur është vendos që qeveria do të shpallet si jo e ligjshme për shkak se vota e deputetit në fjalë ka qenë votë jo ligjore, në kuptimin jo kushtetuese sepse ka pasur vendim të formës së prerë të gjykatës të veprave penale”, tha Molliqaj.

Sipas tij në këtë mënyrë Albin Kurti do të rikthehej në postin e kryeministrit.

Ndërkohë Nagavci ka thënë se Molliqaj nuk bën të besohet pasi ai flet gjithmonë kundër VV’së pa marrë parasysh situatës.

“E japim nënshkrimin vetëm për caktimin e datës së zgjedhjeve”, tha ajo.

Komento: