Nagavci uron fëmijët dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor, zotohet për një arsim cilësor

11:09 | 02 Shtator 2024
nagavci-uron-femijet-dhe-mesimdhenesit-per-vitin-e-ri-shkollor,-zotohet-per-nje-arsim-cilesor

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci i ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për një vit të mbarë.

Në një postim në Facebook, ajo thotë se me punë e përkushtim, do ta realizojnë misionin për një arsim cilësor.

Tutje, Nagavci thotë se në bashkëpunim me shkollat, prindërit e mësimdhënësit suksesi do të jetë i garantuar, njofton Klankosova.tv.

“Të dashur nxënës, të nderuar prindër, mësimdhënës, udhëheqës të shkollave e zyrtarë komunal. Urime dita e parë e vitit shkollor. Një urim i veçantë për fatosat që për herë të parë ulen në bankat shkollore. Sot fillon një kapitull i ri për nxënësit tanë, shumë mundësi e përvoja të reja! Jam besimplotë për një vit motivues, frymëzues e punë me përkushtim nga mësimdhënësit, andaj dhe plot suksese për nxënësit tanë. Me punë e përkushtim do të realizojmë misionin tonë për një arsim cilësor. Në bashkëpunim me shkollat, prindërit, mësimdhënësit suksesi do të jetë i garantuar.  Qoftë një vit i mbarë”, ka shkruar ministrja

Komento: