
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagvci, e ka ftuar presidenten Vjosa Osmani që të thotë me emër e me mbiemër kush janë njerëzit e rrezikshëm dhe kush janë personat e përgjegjshëm për situatën, raporton Ekonomia Online.
“Zonja Osmani, e cila aktualisht vazhdon të jetë presidente, ka obligim institucional, kushtetues, personal, të tregojë me emra dhe mbiemra kush janë këta emra të papërgjegjshëm dhe, mbi të gjitha, nëse janë njerëz të rrezikshëm, jo vetëm, sepse duhet ta bëjë të qartë për qytetarët, por edhe është mirë të tregojë nëse ka qenë në njohuri të këtyre planeve çfarë ka ndërmarrë ajo si presidente që t’i pengojë këto plane të rrezikshme. Është obligim i saj dhe është për keqardhje të dëgjohen këto deklarata”, tha ajo
.Në konferencën e jashtëzakonshme për media, Presidentja Vjosa Osmani e ka quajtur papërgjegjësi që Kuvendi nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin e ri, derisa ka thënë se situatën e sollën njerëz “me qëllime të rrezikshme”.“Askush nuk do duhej të dëshironte një cikël tjetër politik, sidomos në këtë moment kur vendi ka nevojë për stabilitet. Por këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm e me qëllime të rrezikshme”, ka thënë Osmani.