Nagip Krasniqi njofton se po qarkullon një video e tij +18 që thuhet se është me një minorene, pretendon se rrodhi nga Prokuroria e Policia

22:08 | 19 November 2024
nagip-krasniqi-njofton-se-po-qarkullon-nje-video-e-tij-+18-qe-thuhet-se-eshte-me-nje-minorene,-pretendon-se-rrodhi-nga-prokuroria-e-policia

Ish-Kryeshefi i KEK, Nagip Krasniqi, ka bërë një reagim në Facebook, ku ka thënë se ditëve të fundit po qarkullon një video e tij +18, “me një minorene”.

Ai ka kofmirmuar vetë ekzistencën e videove intime, por ka mohuar kategorikisht se peronsazh është një e mitur.

Ai ka pretenduar se kjo video ka rrjedhur nga Prokuroria Speciale e Policia e Kosovës.

“Paraprakisht nga burime të afërta me Prokurorë të Prokurorisë Speciale, më pas nga policë hetues, prej më shumë se 1 apo 2 muajve nga zytarë të partive opozitare dhe prej një kohe të gjatë prej pronarëve të disa portaleve është duke u apostrofuar emri im. Para tre ditësh njëri prej tyre veçse e paraqiti një rrëfim për “videon” intime të “një zyrtari të lartë”. Të njëjtët me paramendim e kanë shtuar përgjatë kohës edhe termin “minorene” apo “e mitur”. Të dashur miq, shokë e ish-kolegë, E kanë fjalën për mua”, ka shkruar Krasniqi.

Pjesën për “një të mitur”, Krasniqi e ka quajtur fabrikim.

“Tashmë prej ditësh qarkullojnë në telefonat e njëri-tjetrit politikanë, hetues, prokurorë e pronarë portalesh një material video bashkë me shënimin “ky është ish drejtori i KEK-ut”. Dyshohet që është me një të “mitur.” Ky është fabrikimi më i fundit. Dhe ua kuptoj motivet”, ka shkruar tutje Krasniqi.

Ai ka drejtuar akuza ndaj këtyre institucioneve “për fabrikim” dhe shpërndarje të videove tek mediat.

“Pra, në vend që prokuroria dhe policia hetuese të ruaj jetën private dhe integritetin tim personal siç parashihet me çdo vlerë juridike e me ligj, ata shndërrohen në segmente e vegla shantazhuese prej brenda institucioneve, kërcënues e frikësues ndaj jetës së qytetarit dhe konkretisht jetës sime dhe familjës sime, duke fabrikuar e më pas shpërndarë ato tek pronarë portalesh”, ka shkruar Krasniqi.

Komento: