Naim Abazi është një këngëtarët më të njohur në vend.
Ai së fundmi u bë i njohur edhe me moderim.
Disa nga deklaratat e fundit të moderatorit më të njohur në vend, Naim Abazit, në emisonin Mirage, krijuan polemika nga më të ndryshmet gjithandej.
E, lidhje me këtë ai mbrëmë dhe në mëngjesin e sotëm ka reaguar duke sjellë arsyetimet më pikante me shpresë që këto reagime e nxitje të qytetarëve të shuhen njëherë e përgjithmonë.
Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Naim Abazit
Miq te nderuar e kam borxh nje sqarim sepse ma kerkon ana njerzore.Asgje kunder Halil Kastratit sepse AI po ban nje veper shume te madhe Humane dhe per te cilenn gje ne jemi emisioni i pare qe e kemi suportuar dhe do ta suportojme Hali Kastratin dhe gjithe bashkpunetoret e tij sepse kan ndertuar dhe po ndertojne shtepi per skamnoret kudo qe jane. Une bile shpesh ju kam propozuar dhe kam derguar tek Halili , emra familjesh qe me drejtohen mua.
Ne nje interviste kam thene se une personalisht kam ndertuar dy shtepi per skamnoret dhe nje banese te vogel.dhe kur me kan pyetur per Halilin kam thene se nderton me parate e te tjerve qe dmth kjo eshte puna e madhe e Halilit dhe e juaja dhe e jona…
Nese ju duket akuze kjo atehere me vjen keq sepse Halilit nuk i duket dhe eshte shume i qarte kur tregon per donacionet qe ia jep ky popull.
Halili me Jetimat e Ballkanit e realizon tere kete veper te madhe . Bile mendoj se se shpejti do te dalim me nje projekt te perbashket.
Ju lutem shume sot ky vend ka nevoje per miqesira, jo per armiqesira, ky vend ka nevoje qe te i dalim zot dhe ne ndihme i madh dhe i vogel .Nuk kemi nevoje t i tregojme njerit grup sa e duam tjetrin por kemi nevoje qe te harmonizojme cdo gje qe ka vlere shqiptare ne favor te njerzve qe kan nevoje dhe qe ata t i orientojme edhe ne pune edhe ne mesim edhe ne shoqeri.
Halilit i urojme pune te mbare dhe besoj bashk do te bejme edhe me shume.U ktheva tani dhe e pash qe jane dheze portale te shumta qe ne fund te fundit e kan per detyre sepse keshtu ekzistojne.
Kete sqarm e jap per mua , per familjen , per shoqerine dhe per Halilin dhe gjithe ata njerz qe punojne me te dite e natë . Perndryshe ky popull ka shpirt te madh e human sepse deri me sot mbi 1500 shtepi jane ndertuar ne Kosove dhe ne rrethine duke ju falenderuar Halilit dhe Halilave te tjere. Personalisht neve sapo kemi ndertuar tri shtepi me nje grup shokesh e te cilat do ti shihni LIVE. Respekt Populli IM se ju me keni bere dhe ju me mbani.