Këngëtari dhe moderatori i njohur kosovar Naim Abazi ka arrit që t’i rrëmbejë zemrat e publikut.
Ditën e të dashuruarve e kanë nisur në një emision.
Mihrije Braha dhe Naim Abazi kanë qenë të ftuar në një program të mëngjesit ku kanë folur vetëm për dashurinë e tyre, shkruan Syri.
Naimi tregoi për takimin e tyre të parë.
“Jemi takuar në vitin 1985. Kur e kam pa Mihrijen për herë të parë, me qitshin sytë xixa. Jo veç xixa po edhe zemra” tha ai duke qeshur.
Në fakt, Mihrija dhe Naimi kanë qenë gjithmonë një nga çiftet që dashurinë mes vete e kanë treguar në shumë emisione dhe janë ndër të komentuarit.