Pasi dështoi të bëhet i pari i PDK-së në Drenas, Naim Bazaj do të rikthehet partinë pjesë e të cilës ka qenë dikur.
Ai se bashku me 300 anëtarë të PDK-së nga rajoni i Drenicës i janë bashkuar partisë së Ramush Haradinajt, AAK-së, përcjell ORAinfo.
Kjo është bërë e ditur nga vet kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.
“Mikpritje shqiptare, në konakun e familjes patriotike Bazaj të Drenicës. Bujaria dhe atdhedashuria, që e shquajnë tërë Drenicën, janë tipare edhe të Naimit, një nga komandantët e dalluar të ushtrisë sonë çlirimtare, i cili rrugëtimin politik ka vendosur ta vazhdojë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, së bashku me qindra bashkëveprimtarë të tij, profesionistë të profileve të ndryshme. Faleminderit për mikpritjen dhe besimin në vizionin e Aleancës për shtetin dhe atdheun. Të vërtetë në luftë, ashtu edhe në paqe. Dalshim faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Nga ana tjetër, Bazaj duket se ka dashur t’i hakmerret PDK-së, pasi nuk arriti të zgjedhet kryetar i degës së PDK-së në Drenas dhe i njëjti nuk pritej të ishte në listë për deputet në zgjedhje parlamentare të cilat pritet të mbahen se shpejti. /ORAinfo/