Naim Murseli dhe të akuzuarit e tjerë arrijnë në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie

11:08 | 27 January 2025
naim-murseli-dhe-te-akuzuarit-e-tjere-arrijne-ne-gjykate-nen-masa-te-rrepta-sigurie

Naim Murseli, dhe të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt, kanë arritur në gjykatë nën masat e rrepta të sigurisë.

Sot në Gjykatën Themelore do të mbahet seanca fillestare lidhur me rastin.

Të akuzuarit, Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj, do të dalin para gjykatës për të dhënë deklaratat e tyre.

Tre nga ta, Murseli, Kokalla dhe Plava, ndodhen në paraburgim, ndërsa për Dodajn, i cili dyshohet se ka shitur armën dorasit, është vendosur të lirohet pasi Gjykata Supreme ndërpreu masën e paraburgimit ndaj tij.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 29 nëntor 2023, në fshatin Bërrnicë të Prishtinës.

Naim Murseli, akuzohet se ka paguar për vrasjen e ish-bashkëshortes Liridona Ademajn.

Komento: