Raportohet se Naim Murseli i dyshuar për organizimin e vrasjes së Liridona Ademajt, ka hyrë në Gjykatën Themelore të Prishtinës nga një hyrje tjetër dhe larg mediave.
Në gjykatë kanë arritur dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.
Seanca është paraparë të nisë në orën 09:30.
Për këtë seancë kanë ardhur edhe familjarët e të ndjerës, Liridonës. Vëllëzërit e saj janë parë në oborrin e pallatit të drejtësisë.