Naim Tërnava: Është detyrë e jona që ta duam, ruajmë dhe ta mbrojmë atdheun tonë

07:44 | 16 Qershor 2024
naim-ternava:-eshte-detyre-e-jona-qe-ta-duam,-ruajme-dhe-ta-mbrojme-atdheun-tone

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka deklaruar se shprehja e atdhedashurisë në lutjet e përditshme është një ndenje e natyrshme.

“Detyrë e jona është që të bëhemi qytetarë të një vendi që jetojmë me dinjitet e për t’u bërë të tillë kërkohet që të jemi bashkë duke promovuar atë në të gjitha fushat e në çdo vend Festa e Kurban Bajramit është një rast i mirë për t’iu afruar Zotit me vepra të mira”, theksoi Tërnava.

Tërnava thotë se është detyrë e çdo qytetari që ta mbrojë vatanin.

Komento: