Naimi do të bëhet ‘xheloz’, Mihrija zbulon ofertën një milion dollarësh për një natë në ishull

12:23 | 20 Shkurt 2021

Këngëtarja Mihrije Braha dhe bashkëshorti i saj Naim Abazi të ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ dhe dyshja kanë treguar shumë detaje të reja nga jeta e tyre private.

Në një rrëfim si asnjëherë më parë, Mihrija zbuloi si refuzoi ofertën 1 milionë euro për një natë dhe reagimin e bashkëshortit të saj kur mësoi lajmin.

“Ka qenë një ofertë 1 milionë dollarëshe, një natë në një ishull. Është shumë i njohur, dhe është shqiptar. Më e bukura, është se pas kësaj telefonate, mora menjëherë Naimin dhe i thash cfarë ndodhi. Ai filloi të më tallte e të bënte shaka duke më thënë: ‘Më ke humbur 1 milionë dollarë. Këtë ma ka përmendur 2 muaj e gjysmë.”

Komento: