Hasani do të emërohet ambasador i Kosovës në Shqipëri.
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani do të jetë ambasador i Kosovës në Shqipëri.
Kjo u bë e ditur përmes një postimi në Facebook nga deputeti i Nismës, Zafir Berisha, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se Hasani është intervistuar sot nga Komisioni për Punë të Jashtme.
“Intervistimi i të propozuarit për Ambasador në Republikën e Shqipërisë z.Nait Hasani në Komisionin për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike”, ka shkruar ai.